Guida e shitesit

Te shesesh vete pronen tende, mund te jete e pelqyeshme nga ana financiare por, procesi per te realizuar nje transaksion te tille kerkon eksperience dhe profesionalizem.
“DUPRON” synon t ju japi disa keshilla qe mund te bejne diferencen ne tregun e madh te shitblerjeve.

 Vendosja e cmimit

Perpara se te vendosni cmimin e prones tuaj, ne do t ju sygjeronim qe se pari, te beni disa kerkime tregu, per te kuptuar, se ne cfare cmimesh shiten pronat e ngjashme me tuajen. Kerkimi mund te permbaje:

Gjeni pronen që dëshironi

• Vitin e ndertimit te pronave te ngjashme me tuajen.
• Materialet e ndertimit te cilat jane perdorur dhe punimet e brendshme qe i japin vlere me te madhe prones suaj.
• Vendendodhja e saj.

“DUPRON” ju vjen ne ndihme per realizimin e ketij qellimit!
Drejtojuni platformes sone, per te marr nje informacion te pergjithshem ne lidhje me kerkimin tuaj mbi tregun e pronave te ngjashme me tuajen.

 Riparimet

Me qellim per te pasur nje prone sa me terheqese dhe cilesore per bleresit potencial, ju sygjerojme qe me pare te kryeni disa riparime estetike dhe funksionale, jo vetem brenda, por edhe jashte ambientit te prones suaj. Nje prone e mirembajtur, krijon besueshmeri te personat e interesuar dhe nenvizon perkujdesje nga ana e pronarit qe deshiron ta sheshi ate, duke e bere me te pelqyeshme vizualisht dhe gjithashtu nga ana funksionale.

 Informacioni mbi taksat

Interesohuni per detyrimet qe duhet te paguani prane zyrave shteterore perpara se te shisni pronen tuaj. Ne kete menyre ju nuk do te perballeni me te papritura per taksat qe do ju duhet te paguani, taksa te cilat mund te ndikojne ne pritshmerit e fitimit ne momentin e perfundimit te procesit te shitjes se prones suaj. Ne shumicen e rasteve nje mungese e tille informacioni mund te sjelli dhe mosmarreveshje me palen tjeter, deri ne prishjen konkrete te vete kontrates. Per te shmangur cdo paqartesi drejtojuni nje zyre noteriale ose nje agjenti imobiljare per te marre nje informacjon sa me te detajur ne lidhje me detyrimet tuaja.

 Dokumentacioni i prones

Sigurohuni qe te plotesoni te gjithe dokumentacionin e duhur perpara se te listoni pronen tuaj. Mundesoni informacione sa me te detajuara mbi situaten e prones tuaj si Psh. nese eshte e pajisur me certificate pronesie, nese eshte e legalizuar ose cfaredolloj dokumentacioni i cili verteton pronesine dhe te dhenat mbi pronen ne fjale. Ne kete menyre do te pershpejtoni procesini e kembimit te informacionit midis jush dhe personave te interesuar per blerjen e prones.


 Fotografimi i prones

Sipas nje studimi, mbi 70% e blereseve ndikohen nga fotografite qe ju paraqesni perpara se tj u kontaktojne. Ne do ju japim disa sygjerime se si te fotografoni ambientin tuaj ne menyren me terheqese dhe mbi te gjitha informuese:
1. Sistemoni ambientin qe do te fotografoni: Nje pamje e rregullt e prones suaj, do krijoj nje imazh me pozitiv ne syte e blereseve potencial. Vendosni gjithcka ne vendin e duhur duke eliminuar sende te teperta te cilat mund te terheqin vemendjen.
2. Perdorini sa me shume drite: E njejta prone, mund te duket absolutisht me terheqese e fotografuar nen nje ndricim te pershtatshem. Perpiquni te realizoni fotografite e prones suaj ne nje orar te pershtatshem duke shfrytezuar maksimalisht ndricimin e diellit dhe benefitet qe perfitoni nga drita natyrale e saj.
3. Fotografoni pronen nga kende te ndryshme, ne kete menyre bleresit do krijojne nje ide me te qarte mbi organizimin e prones tuaj.
4. Perdorni nje aparat qe ju mundeson foto me cilesi sa me te larte. Nese ju krijohet mundesia kerkoni ndihmen e nje fotografi profesionist per te realizuar nje sere fotosh mbi pronen tuaj. Mos e nenvleresoni kete etape, nje pasqyrim i mire i prones, mund te beje diferencen!


 Pershkrimi i hollesishem i prones

Pershkruani pronen tuaj sa me hollesisht ne menyre qe bleresit te kene nje kuader sa me te qarte mbi ambjentin qe po listoni. Nenvizoni te gjitha cilesite dhe perparesite qe dallojne pronen tuaj si P.Sh. nese prona eshte e mire investuar, punimet ekstra, nese mobilimi perfshihet ne cmim, ekzistenca e dritares ne tualet, orientimi i saj etj. Ciliesi te tilla, do ta vecojne pronen tuaj ne nje treg te gjere.
Mos harroni te perfshijni ne pershkrim, cdo pike interesi qe e ben lagjen tuaj te pelqyeshme, duke filluar nga shkollat qe mund te ndodhen prane, supermarketet, palestrat, farmacite, parqet etj.
Vendosni vendodhjen e sakte te prones tuaj ne harte, ne menyre qe bleresit potencial te orientohet lehtesisht me zonen dhe pikat e interest te cilat keni permendur me pare.


 Si te regjistrosh pronen

Perpara se te listoni pronen tuaj ne tregun dixhital te familjes ”DUPRON” mos harroni te ndermerrni disa hapa shume te rendesishme:
1. Percaktoni cdo informacion te detajuar mbi pronen tuaj, duke pershkruar me saktesi vendodhjen e saj, llojin e prones, metrat katror, katin perkates etj.
2. Pajisni bleresin potencial me informacione kontakti sa me te sakta ne lidhje me numrin e telefonit dhe emailin tuaj.
3. Kompletoni pershkrimin e prones tuaj permes fotografive perkatese


 Punesimi i nje agjenti imobiliar

Nje nga avantazhet e te punesuarit nje agjent imobiliar, eshte se ju mund te perfitoni kontaktet e duhura dhe informacjone mbi bleresit potencial ne nje kohe me te shkurter.
Disa nga perparesit e te punesuarit nje agjent te sektorit jane:
1. Vendosja e sakte e cmimit: Ne rastin kur cmimi vendoset nga vete pronari i cili me pare nuk ka kryer nje kerkim tregu, ekziston rreziku i percaktimit te nje vlere te gabuar mbi pronen ne fjale. Kjo mungese eksperience ose informacioni, mund te prodhoj dy kunder efekte. Se Pari, vendosja e nje cmimit me te uleta nga ai potencial mund te gjeneroi humbje te ardhurash dhe se dyti, vendosja e nje cmimi shume me te larte nga mesataria e pergjithshme e tregut, mund te bllokoj ose vonoi vete procesin e shitjes se saj.
Ne ju keshillojme te punoni me nje agjent imobiljar i cili e njeh mire zonen ku ndodhet prona juaj dhe ka eksperiencen dhe njohjet e duhura per te realizuar shitjen ne nje kohe sa me te shpejt.
2. Agjenti imobiljar mund tju keshilloj se si ta beni pronen tuaj sa me terheqese per bleresit, duke filluar nga riparimet dhe regullimet konkrete qe duhet te kryeni mbi te dhe perdorimi i teknikave te ndryshme per ta finalizuar procesin e shitblerjes.
3. Fale eksperiences se tyre, prona juaj do te marri pershkrimin qe meriton. Nje agjent imobiljar di te zoteroi me se miri fjalet kyce qe e bejne pronen tuaj edhe me terheqese per bleresit potencial.
4. Jo vetem pershkrimi i prones do te marri vemendjen e duhur por gjithashtu, pershkrimi i zones dhe lagjes ku ajo bene pjese duke listuar gjithe avantazhet, pikat e interest dhe pershtatshmerine eventuale midis prones dhe bleresit konkret.
5. Perpilimi i kontrates: Nese nuk keni eksperience ne lidhjen e kontratave, agjenti imobiljar mund t ju vij ne ndihme si nje udhezues shume i mire mbi percaktimet kryesore te marreveshjes, duke u fokusuar te pikat kyce, qe mbrojne interesat e seciles pale.
6. Informimi i sakte mbi sistemet e taksimit ju lehteson perllogaritjen e fitimit tuaj, duke krijuar sebashku me agjentin tuaj te besuar, nje parashikim sa me realist mbi taksat qe i takojne seciles pale dhe vleren monetare perfundimtare.
7. Plotesimi i gjithe dokumentacionit te nevojshem permes udhezimeve te tij, do ju beje te pershpejtoni te gjithe procesin e shitjes se prones suaj.
8. Shmangja e telefonatave te shumta: Agjenti juaj i besuar do t u pergjigjet te gjitha telefonatave dhe komunikimeve me palet e treta, duke filtruar vetem bleresit realisht te interesuar qe do te kthehen me tej nga bleres potencial ne bleres konkret.






 Si te zgjiedhim agjentin tone te besuar…

Te gjesh nje agjent imobiljar te afte, me te cilin mund te bashkepunosh per te realizuar shitjen e prones tende, eshte nje nga hapat me te rendesishme!
Ne nje kohe kur numri i agjenteve dhe agjensive imobiliare eshte gjithnje ne rritje, gjetja e nje profesionisti qe ploteson pritshmerite tona, behet shume e veshtire.

“DUPRON” do ju japi disa keshilla perpara se te perzgjidhni agjentin imobiljar me te cilin do te bashkepunoni.

1. “Intervistoni” disa agjent:
Kontaktoni te pakten tre agjent te ndryshem. Kur te jeni duke kerkuar per agjentin tuaj, mos nxitoni te zgjidhni te parin qe keni kontaktuar. Sa me shume agjent te takoni, aq me shume mundesi krahasimi do te keni, per te perzgjiedhur ne fund ate qe i pershtatet me shume pritshmerive tuaja. Gjate perzgjiedhjes suaj, interesohuni mbi zonat ne te cilat agjenti juaj operon me se shumti, mbi numrin e pronave qe ka shitur, eksperiencen dhe mbi te gjitha mbi besueshmerine e tij ne treg.

2. Pergatisni nje pyetsor qe do ti beni secilit prej tyre:
Krijoni nje liste te shkurter me pyetje qe mund ti drejtoni agjenteve qe do te kontaktoni, si Psh. ”Sa kohe keni qe punoni si agjent?” “Cilat jane parashikimet tuaja ne lidhje me pronen qe deshiroi te shes?” “Cilat tipologji pronash keni shitur me teper?”
*Mos harroni, nje agjent me eksperjence, njeh teknikat e duhura se si ta beje pronen tuaj me terheqese per bleresit potencial.

3. Informohuni mbi llojin e pronave qe ka shitur me pare:
Kerkoni qe agjenti t ju tregoj tipologjite e pronave qe ka shitur me pare dhe sigurohuni qe shumica e pronave ne fjale te jene te ngjashme me pronen tuaj. Nje agjent imobiliar i cili ne portofolin e tij te pronave numeron me shume shitje apartamenetesh, do ta kete pak me te veshtire shitjen e nje toke, pasi kjo kategori kerkon teknika te tjera reklamimi, njohje specifike si dhe kategoria e bleresve potencial eshte e ndryshme nga ajo e apartamenteve.
Pra, permes kesaj pike thelbesore, mund te krijoni nje ide me te sakte mbi pritshmerite tuaja lidhur me agjentin qe me shume ju pershtatet.

4. Strategjite e tij per shitjen e prones:
Nje agjent profesionist do te kete nje ide strategjie mbi menyren se si do te shesi pronen tuaj. Tregu i shitblerjes se pronave eshte gjithmone e me i gjere, ndaj krijimi i nje strategjie konkrete behet gjithnje e me thelbesore. Strategjia e tij do te percaktoj dhe fatin e shitjes se prones suaj ne nje kohe sa me te shkurter duke ju sjell dhe avantazhet maksimale.

5. komisioni mbi shitjen e prones
Informohuni paraprakisht perpara se te perzgjidhni agjentin tuaj te besuar, per t u njohur me komisionin qe ai do ju caktoj per shitjen e prones suaj. Qartesohuni ne lidhje me kete pike me interes thelbesor nga ana e te dyja paleve, per te shmangur cdo keqkuptim dhe pakenaqesi eventuale ne menyre qe bashkepunimi te jete sa me frytedhenes.



 Kerkoni ndihme ne DUPRON !

Nese nuk keni gjetur nje agjent ose nje agjensi imobiliare per ti besuar shitjen e prones tuaj, “DUPRON” mund t’ju ofroj ndihmen e nevojshme per te gjetur ate qe ju pershtatet me shume.
Duke klikuar te “AGJENT IMOBILIAR” do ju shfaqet nje fushe me shkrimin: “Gjej Agjentin”.
Ne kete fushe ju keni mundesi te kerkoni per agjentin ose agjensine imobiliare qe ju pershtatet sipas qytetit dhe zones ku ju kerkoni te shisni pronen tuaj.
Pasi te keni zgjedhur qytetin te cilit i perket prona juaj, klikoni ne butonin “KERKO” dhe ne moment, do ju shfaqen te gjithe agjentet i dhe agjensite imobiliare te regjistruara ne platformen dixhitale “DUPRON”.
Ne kete menyre, ju mund te informoheni mbi profilin e secilit agjent dhe agjensive perkatese imobiljare, per te pasur nje panoramike te plote mbi punen e tyre dhe menyren e operimit ne fushen e shitblerjes se pronave.

Permes “DUPRON”:
• Ju mund te shikoni portofolin e secilit agjent, per tu njohur me pronat e shitura dhe zonat perkatese. Gjithashtu mund te njiheni me listimet aktuale te tyre per te kuptuar tipologjite e pronave ku perqendrohet me se shumti aktiviteti i tyre i shitblerjes, per ti krahasuar me pas me pronen tuaj.
• Do te njiheni me vleresimet dhe komentet nga personat real te cilet kane bashkepunuar me pare me agjentet e listuar ne aplikacionin “DUPRON”. Ne kete menyre, do te krijoni nje ide me te qarte mbi besueshmerine e tyre ne treg, dhe pikat dalluese.
• Ju mund te komunikoni drejtperdrejt me agjentin imobiljar nepermjet informacioneve te kontaktit te vendosura prej tij si numri i telefonit, adresa e emailit ose permes mesazheve direkte te aplikacionit “DUPRON”.