Shitet Apartament 2+1 në Kamëz, pranë Pastiçeri “Ergi”. Apartamenti ka sipërfaqe bruto 113.5m² dhe sipërfaqe neto 103m². Ndodhet në katin e tetë dhe të fundit të një pallati të ri, i ndërtuar në vitin 2021. Organizohet në koridorin që bën shpërndarjen në sallonin e ndenjes , 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe një ballkon. Tualetet ofrojnë ajrosje natyrale dhe njëra ndodhet në dhomën matrimoniale. Ambienti ka orientim Lindje-Perëndim çka i ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.Apartamenti është i shtruar me pllaka dhe shitet bosh. Në pallat ka mundësi parkimi kundrejt pagesës extra. Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Zona është zhvilluar vitet e fundit dhe ofron facilitete të shumta si bare, restorante, markete dhe qendra shëndetësore.