Apartament 1+1 ne Kodren e Diellit!
Organizohet ne ambientin e ndenjies,kuzhinen, 1 dhome gjumi, nje tualet. Ka nje siperfaqje totale prej 87.66 m2.
Rezidenca “Kodra e Diellit ” është e pozicionuar në Jug të qytetit të Tiranës, vetëm disa minuta ecje larg Parkut të Liqenit Artificial. Rezidenca është një ndërthurje perfekte vilash dhe apartamentesh të tipologjive të ndryshme, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjelbërimit dhe veprave artistike. Rezidenca “Kodra e Diellit ” ofron një ndotje akustike tejet të ulët, ndjeshmëri të lartë ndaj mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta dhe ndotjes urbane, siguri të pronës, individit dhe jetës private, dhe një pamje panoramike të qytetit të Tiranës.
• Cilësi e lartë ndërtimi sipas standarteve të përcaktuara të Eurocode.
• Vend unik dhe origjinal për të jetuar falë arkitekturës së objekteve, peisazhit mbresëlënës, hapësirave të gjelbërta, veprave të artit.
• Hapësirë e gjelbër, me mijëra rrënjë të mbjella drure, shkurre dekorativ, bimë për bordure, dhe mbi 100 lloje bimësh.
• Siguri maksimale dhe privatësi falë sistemit të monitorimit 24/7 me kamera dhe roje private.
• E konceptuar si një ekspozitë e mirëfillte artistike me fasadat, shkallarët, ndriçuesit e rrugës, tarracat, oxhaqet, trotuarët dhe veprat artistike individuale.
• E projektuar në mënyrë që të promovojë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
• Ndihesh pjesë e komunitetit dhe fqinjësisë më të mire.
• Ka gjithmonë diçka të re dhe përfshirëse, falë kalendarit të aktiviteteve dhe eventeve.
• Ofron komoditet falë pozicionimit pak minuta larg nga pikat kryesore të Tiranës dhe mundësi aksesi në rrugë automobilistike në tre pika.
• Parkim i garantuar për të gjithë banorët dhe vizitorët.
• Menaxhim profesional i hapësirave të përbashkëta. Shumë më tepër se një shtëpi!