800
2+1 2 101m2
Pranë Tirana Ring Center, Tirana

Apartament

Pershkrimi prones

Prane Zogut te Zi, tek pallati i "Ring Center" jepet me qira apartament 2+1+2 ne katin e 8 (tete) teknik. Godina ne te cilen ndodhet apartamenti eshte ndertim i viteve te fundit me materiale dhe punime shume cilesore. Apartamenti ka nje planimetri shume te rregullt me siperfaqe neto 101m dhe eshte i organizuar si me poshte: sallon ndenje me ambient gatimi te perbashket me dalje ne ballkon, nje korridor i cili ben shperndarjen e dhomave te gjumit, dhoma matrimoniale me tualet dhe me ballkon te vecuar, nje dhome femijesh, tualeti i zones se dites dhe nje dhome e pershtatshme per lavanteri. Orientimi i apartamentit eshte veri-lindje dhe ka ndricim natyral gjate gjithe dites. Apartamenti ka akses te brendeshem direkt me qendren tregetare dhe me supermarketet qe ndodhen brenda saj. Zona ne te cilen ndodhet pallati ka pothuajse te gjithe facilitetet e mundeshme per nje jetese komode dhe ofron mundesi PARKIMI kundrejt nje pagese ekstra. Cmimi eshte neto pa perfshire taksat. Per nje vizite ne prone na kontaktoni !

Listuar nga
Investment Realty Group C21
Agjent Imobiliar
+355694050056

Karakteristika

Prona te ngjashme