Shitet, Vilë 3-Katëshe, Vilat Gjermane / OPP31565
Vila është pozicionuar brenda Tiranës dhe njëkohësisht larg zhurmës.
Me stil unik amerikan, Vila ka një sipërfaqe prej 600m2, dhe oborr 570m2.
Në oborrin e gjelbëruar ndodhet pishina, dhe një hapësirë dedikuar BBQ-s.
Organizimi i vilës eshte mbreslënës, detajet janë si më poshtë:
Në katin përdhe ndodhet ambienti i ndenjes me dalje në oborr dhe oxhak funksional.
Ambienti i gatimit është totalisht i vecuar, bodrum dhe tualet.
Shkallët spirale me shandanin e varur të japin idenë e një kështjelle dhe të lidhin me katet e sipërme.
Në katin e parë ndodhen 3 dhoma gjumi me hapësira të bollshme, garderobë dhe 2 tualete, me vaskë dhe jacuzzi.
Ne katin e dytë ndodhet suita e arreduar me mobilje druri. Tualeti është I bollshem (me parabanjë) dhe dhoma garderobë.
Tavani prej duri dhe oxhaku të japin ndjesinë e ngrohtësisë dhe madhështisë.
Të gjitha dhomat janë të pajisuara me sistem kondicionimi chiller dhe me dalje në verandë.
Vila disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.