Sipërfaqe: 87.5 m²
Çmimi: 122.500 euro
Vendndodhja: Rruga Ndre Mjeda
Apartamenti ndodhet në katin e 1 -rë të banimit dhe të 3-të nga toka pasi 2 kate janë biznes, në një pallati të ri me ashensor.
Apartamenti organizohet në korridorin hyrës, sallonin e ndenjes bashkë me këndin e gatimit, një dhomë gjumi, një ballkon dhe një tualet .Zona në të cilën ndodhet ofron të gjitha facilitetet e mundshme për një jetesë komode si linja transporti publik, shkolla, farmaci etj, çka e bën një pronë ideale si për banim, por edhe për investim duke e lënë me qira. Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.