Apartamenti ndodhet në GARDEN RESIDENCE TURDIU, kompleks i ri banimi shumë cilësor, i cili i pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga rruga e “Durrësit”, 21 Dhjetori, rruga “Dritan Hoxha” dhe Unaza e madhe.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-të banimit.
Godinat e këtij projekti janë të pajisura me fasadë termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit, të cilat janë rezistente për klimën e Tiranës dhe plotësojnë standardet teknike të izolimit termiko-akustik për një jetesë të qetë dhe komode.
Muret ndarës janë me trashësi 10 cm dhe me shtresë të ndërmjetme pambuku mineral prej 5 cm trashësi, vetrata termike alumini dopio xham.
Kompleksi ofron hapësira rekreative, pishinë të përbashkët, kënd lojrash për fëmijët, hapësira të gjelbëruara të sistemuara me stola dhe ndricim, ambiente sherbimi dhe tregtare, parkim të sigurtë e shumë lehtësira për një jetesë të qetë në komunitet.
Detaje të apartamentit:
2 Dhoma gjumi
1 Sallon
Kuzhinë
1 Tualet
Ballkon i brendshëm
Ashensor
Orientim Jug-Perëndim
Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni:
0697032244